SHKODER - Pesë kg lëndë narkotike kanabis sativa është kapur dje në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër rreth orës 18:00. Drogën e posedonin dy të rinj nga Tirana, Ergers Çorbja dhe Matilda Zogu, të cilët janë shoqëruar më pas nga policia.

Ata po udhëtonin me një automjet tip Audi me targë AA 446 EU për në Mal të Zi. Por gjatë kontrollit të mjetit, policia ka gjendur të fshehura në pjesët e brendshme të makinës 5 kg kanabis sativa të tharë dhe të paketuar, mbështjellë me natriban.

Nuk dihet se cili ishte destinacioni i lëndës narkotike, ndërsa policia ka kryer veprimet përkatëse dhe ka bërë sekuestrimin e mallit.

*Marrë nga Shekulli Online

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)