KORÇE-  Një 53 vjeçar është ndaluar nga polia e Korçës pasi akuzohet se i shkruante letra dashurie dhe i bënte shantazh një të miture.

Vetë e mitura me inicialet K.P nga qyteti i Korçës bëri denoncimin në polici dhe ndalimi i tij është bërë me urdhër arrest të leshuar nga prokuroria e rrethit.

I arrestuari është Albert Goskolli nga fshati Mbroje e Korçës dhe akuzohet për veprën penale ndërhyrje pa të drejtë në jetën private të të miturës.

(sg/shqiptarja.com)