Kapet algjeriani në Salerno, kishte
lidhje me shpërthimet në Bruksel 

Kapet algjeriani në Salerno, kishte<br />lidhje me shpërthimet në Bruksel 
Kërkoi leje qëndrimi në Itali, por policia e arreston si të dyshuar për lidhje me shpërthimet në Bruksel.
 
Sipas policisë italiane Djamal Eddine Ouali, është arrestuar, pasi nga kërkimet e bëra nga autoritetet italiane janë ngritur dyshimet se 40-vjeçari ka lidhje me shpërthimet në aeroportin Zaventem.
 
Djamal Eddine Ouali nga Algjeria, kishte kërkuar një leje qëndrimi për të qëndruar në Itali me familjen e tij, por falë procedurave të anti-terrorizmit, është vërtetuar se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti për lidhje me fondamentalistët.
 
Në këtë mënyrë, kërkesës për leje qëndrimi, policia italiane i është përgjigjur me arrestim, momentet e të cilit po i shihni edhe në video. 


Sot Djamal Eddine Ouali do të dëgjohet nga hetuesit , të cilët pritet të realizojnë edhe ekstradimin e tij.
 
Specialistët kundër terrorizmit po bëjnë kërkime nëse ai ka përdorur ndonjë pseudonim për të shmangur kapjen e tij.

Sipas mediave italiane, fakti se ai vendosi të kërkojë një leje qëndrimi çon në dyshime se ai nuk e ka ditur që është në kërkim, por nuk mund të përjashtohet mundësia që ai kishte mbërritur në Itali nën një identitet të rremë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë