Kapet autori i sulmit në New York,
presidenti Obama: ISIS i dështuar 

Kapet autori i sulmit në New York,<br />presidenti Obama: ISIS i dështuar 
Kapet njëri nga personat e dyshuar se është pjesëmarrës i shpërthimit në Manhatan ku ditën e djeshme  u plagosën 29 persona. 

Ai është Ahmad Khan Rahami i cili dyshohet se është i armatosur dhe i rrezikshëm. Mediat shkruajne se ai mund te jete influencuar nga grupe nderkombetare ose nga grupe te vendit te tij te origjines.

Sa i përket ngjarjes  të shënuar ditën  e dielë policia ka ndaluar edhe  5 të dyshuar. Të ndaluarve iu gjetën edhe armë shkruajne mediat ndërkombëtare. Raportet zyrtare kanë bërë të ditur se bomba që shpërtheu në New York ishin tenxhere me presion të mbushura me mjete të forta.Sipas Policisë, ato janë të ngjashme me bombat që ishin përdorur në maratonën e Bostonit, në vitin 2013.

Shumë prej funksionarëve të policisë  besojnë se një celulë terroriste  mund të jetë aktive ne New York dhe në New Jersey.Ndërkohë në New York kanë mbërritur liderët e parë të cilët do të marrin pjesë në asamblenë e përgjithshme të OKB.

Ndërsa në  New Jersy në stacionin hekurudhor  të Elisabet në orët e para të mëngjesit  u gjet një cantë me 5 eksploziv ndersa ne nje zone tjeter u gjeten edhe tre bomba te tjera te lidhura mes tyre me fije.  Fatmirësisht autoritetet arritën të shpërthenin permes nje roboti  njërën prej bombave  duke mos u shënuar asnjë i lënduar. Dispozitivet nuk ishin të lidhur me asnjë telefon celular  konfirmoi kryetari i bashkisë.

 Zbulimi i çantës erdhi pak orë pas ngjarjes të shënuar në Neë York ku shpërthimi i një bombe shkaktoi 29 të plagosur  ndërsa  shteti islamik mori përgjegjësinë e sulmit me thikë në Minesota ku u goditën  me thike 9 persona.


autori i sulmit
(Autori i sulmit në Nju York)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri