Pas tre viteve në arrati është arrestuar sot autori i vrasjes së trefishtë në 28 korrikun e vitit 2013 në Vlorë, Delin Hajdaraj.
I dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasjet, Delin Hajdaraj u arrestua mbrëmë në katin e katërt të një pallati me qira në lagjen "Ujë i Ftohtë" në Vlorë.
Hajdaraj në bashkëpunim me Leo Osmenin, i cili është dënuar dhe arrestuar në flagrancë me 35 vite burg, qëlluan më automatik në Plazhin e Kalasë duke lënë të vrarë Sokol Isufaj 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademi 53 vjeçe nga Vlora dhe 17-vjeçari nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi.
Pas arrestimit të autorit të vrasjeve ka folur babai i Sokol Isufajt nga Roskoveci. Ai shprehet se ndihet më i lehtësuar edhe pse i biri s’i kthehet më.
Ai ka deklaruar se jo vetëm autori por edhe bashkëpunëtori i tij duhet të ishte dënuar me burgim të përjetshëm.
“Sot mund të themi se ndihemi pak më të lehtësuar, se mua djali s’më kthehet më, por mënyra sesi e qysh u vra është, nuk gjej dot fjalë në fjalorin shqiptar që ta them. Një keqardhje kam për dënimin e tij tjetrit që e kërkoi atë për ndihmë, edhe ai duhet të ishte dënuar me burgim të përjetshëm jo vetëm ky. Ky po e po por edhe ai. Gjykata nuk ka vepruar drejt, këtu ka pasur ndërhyrje nga njerëzit e tij. Prokurori kishte kërkuar 35 shkalla e parë ja uli 5 vjet sipas dijenisë time, kjo është poshtërsi të vrasësh 3 veta. Bashkëautorë janë të dy ata nuk është vetëm ai”, është shprehur Asqeri Isufaj.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO