Vjedhje me dhunë, të gjitha natën dhe ndërkohë që pronarët e vilave ndodheshin në shtëpi. Për këtë karabinierët e Torinos kanë arrestuar 4 shqiptarë, pjesë e bandës së “Audit të Bardhë” tip TTS.
Sipas medias italaine në pranga janë vënë 31 vjeçari Tomor Stermillari, Erion Neziri, 29 vjeç, Bili Manjani 30 vjec dhe Klevis Kaci 20 vjeç, të gjithë banues në Torino.
Shqiptarët akuzohen se kanë kryer 21 të shtëna me armë, 18 vjedhje dhe 3 grabitje me dhunë.
Hetimet për kapjen e tyre kishin nisur 6 muaj më parë, ku fillimisht u arrestuan 9 persona të tjerë, pjesë e dy bandave të tjera. 3 grupet akuzohen se kanë kryer 90 grabitje në Aleksandi, Cuneo dhe Torino.
Ndërsa 3 grabitjet e dhunshme u kryen në Bruino, Monta d’Alba dhe Brcherasio, ku në njërin nga rastet një pensionist 79 vjeç qëlloi ndaj njërit nga grabitësit, 39 vjeçarit Flori Eollaj.
Banda e shqiptarëve gjatë grabitjeve përdorte një “Audi” ngjyrë të verdhë tip TTS 310, të cilën e kishin grabitur pak muaj më parë në Giaveno. Ata u kapën nga pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në autostrada, të cilat ata i paguanin rregullisht.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
arrestohen 4 shqiptarë në Torino">