TIRANE- Policia shkatërron grupin kriminal që terrorizonte me tritol qytetin e Vlorës, prej të paktën 1 viti. Tre anëtarë të bandës u arrestuar, nërsa 2 janë shpallur në kërkim. Banda dyshohet si përgjegjëse për vrasjen e dy biznesmenëve, si dhe vendosjen e eksplozivit ndaj Ardian Kollozit. Në operacionin e madh u arrestua Marion Mitro, punonjës i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në bashkinë Vlorë dhe pronar i 2 lokaleve në qytetin bregdetar, i cili dyshohet se porositi atentatin që mbeti në tentativë, ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. 42-vjeçari Mitro u kap teksa po tentonte të kalonte në aeroportin e Rinasit, pasi policia po e survejonte kur takohej me 31-vjeçarin Juljan Sinanaj, tjetër i arrestuar në këtë aksion, para 4 ditësh. Sipas Drejtorit të Policisë së Tiranës, Juljan Sinanaj kishte dijeni rreth lëndëve plasëse, ku në banesën e tij pranë Rrrugës së Kavajës u sekuestrua një arsenal i vërtetë armësh dhe municonesh.
Kryepolici i Tiranës, Ardian Çipa shpjegoi detaje nga operacioni i madh, ku u arrestua grupi kriminal që u bënte atentate me eksploziv biznesmenëve dhe zyrtarëve.
Ngjarjet e rënda për të cilat akuzohet grupi kriminal, tre prej të cilëve u arrestuan dhe dy janë shpallur në kërkim, baza e të cilit u zbulua në afërsi të Gjykatës së Tiranës, datojnë nga 2 vite më parë e deri në ditët e sotme.
Policia thotë se të arrestuarit dhe dy personat në kërkim janë autorë të 4 shpërthimeve të minave me telekomandë dhe 2 vrasjeve të ndodhura në qytetin bregdetar. Kreu i Komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi ishte tjetër objektiv i një sulmi me tritol. Mes atentateve, për të cilat akuzohet ky grup, përmendet edhe ai ndaj deputetit demokrat Ardian Kollozi, qershorin e kaluar. Dyshohet se ky grup ka vrarë shtetasin Sokol Veizi në 2012-ën dhe Agron Çelën, vitin e e kaluar, teksa i ka vendosur 2 herë eksploziv shtetasit E.B në Vlorë. Grupi kriminal prej 5 personash, 2 prej të cilëve janë në kërkim, e kishte bazën pranë Gjykatës së Tiranës. Mësohet se për këtë grup të strukturuar kriminal, janë interesuar edhe policitë e disa shteteve në Europë.

(Foto: Armët e gjetura në banesën në rrugën e Kavajës dhe Julian Sinani)
Ndërsa, lidhur me arrestimin e 42-vjeçarit Marion Mitro ka reaguar përmes "A1 Report" Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi.
Ndërkaq, 42-vjeçari Marion Mitro mësohet se është inspektor i Inspektoriatit Ndërtimor Vendor në Vlorë dhe u arrestua gjatë operacionit "Mega Operacion" kur po tentonte të largohej nga Rinasi pasi kishte dijeni që ishte në ndjekje nga policia.
Policia e kryeqytetit bën me dije se për Marion Mitro, nga qyteti i Vlorës, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë masën e arrestit burg në mungesë dhe në fshehtësi të plotë për arsye të hetimit.

(Në foto: Automjeti i Besnik Dervishit pranë kryeministrisë dhe minat celular të sekuestruara në banesën te rruga e Kavajës)
ORA 18:00 PRANGA GRUPIT TE TRITOLIT, JA NGJARJET PER TE CILAT DYSHOHET SE JANE AUTORE
Policia e Shteti konfirmon arrestimin e një grupi të dyshuar për disa vrasje dhe vendosjen e lëndëve plasëse në automjetet e disa personave në vend. Në prangat e policisë u vunë shtetasit J.S, 31 vjeç; N.Gj, 30 vjeç dhe Marion Mitro, 42 vjeç. Ndërsa janë shpallur në kërkim Genis Mëhillaj 43 vjeç dhe Andon Mëhillaj 39 vjeç. Banda dyshohet se është përgjegjëse për vrasjen e dy biznesmenëve, si dhe vendosjen e lëndës plasëse ndaj Ardian Kollozit.
"Si rrjedhim i një operacioni të gjerë policor, pas hetimeve intensive Drejtoria e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, Departamentin për Krimin të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë bëri të mundur dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të shtetasve:
1. J.S., 31 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
2. N.Gj, 30 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i padënuar më parë.
3. Genis Bardhyl Mëhillaj, 43 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
4. Andon (Erion) Ismet Mëhillaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
5. Marion Kostandin Mitro, 42 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, i pa dënuar më parë.
Policia ka mundur të arrestojë shtetasit J.S, N.GJ dhe Marion Mitro dhe njëkohësisht të parandalojë vrasjen e një biznesmeni, e cila ishte porositur dhe ishte duke u realizuar nga personat e lartpërmendur. Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur që të dështonte plani i vrasësve dhe të shpëtohej jeta e biznesmenit.
Nga veprimet hetimore proceduriale të kryera ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorët e dyshuar të një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ndër të cilat:
1. Vrasja e shtetasit Sokol Veizi, më datë 26 gusht 2012 në Orikum të Vlorës;
2. Vrasja e shtetasit Agron Çela, në datë 20 gusht 2013 në Vlorë.
3. Vendosje e lëndës plasëse në banesën e shtetasit Ardian Kollozi, më datë 1 qershor 2013 në Vlorë.
4. Vendosje e lëndës plasëse në automjetin e Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, në datë 13 dhjetor 2013 në Tiranë.
5. Vendosje e lëndës eksplozive në motoçikletën e shtetasit E.B. në rrugën Transballkanike në Vlorë më datë 24 tetor 2013.
6. Vendosje e lëndës eksplozive në automjetin e shtetasin E.B. në Vlorë në datë 31 gusht 2013.", thuhet në njoftimin e policisë.

(Në foto: Minat celular të gjetura nga policia, foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com). Foto te tjera )
ORA 17:53 DERVISHI: NË VLORE TË GJITHË E DINE SE CILIT KLAN I SHËRBEN MITRO
Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, reagon përmes “A1 Report” në lidhje me arrestimin e Marion Mitros, si personi i dyshuar që i ka vënë lëndën eksplozive C4 në makinën e tij.
“Nuk e njoh dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me të arrestuarin”, ka thënë Dervishi gjatë një komunikimi për “A1 Report”, ndërsa shton se “Në Vlorë, e njohin se i kujt klani i përket dhe i shërben. Kam pasur besim tek policia dhe shteti në tërësi. Kam besim se kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund”.
I pyetur nga “A1 Report” se, çfarë ka parasysh me fjalën klan, ndonjë klan zyrtar, partiak ose lokal, Prefekti i Vlorës Besnik Dervishi thotë se “kjo ngjarje dëshmoi se, krimi i organizuar mund të prekë edhe nivele të larta”.
ORA 17:01 MITRO INSPEKTOR I INSPEKTORIATIT TE NDERTIMIT NE VLORE
Marion Mitro mësohet se aktualisht kryente detyrën e inspektorit të Inspektoriatit Ndërtimor Vendor në qytetin e Vlorës.
Burime policore kanë bërë të ditur se, arrestimi i Mitros është bërë gjatë operacionit me emrin e koduar "Mega Operacion".
Mësohet se, Marion Mitro ka një biznes të tij në zonën e Ujit të Ftohtë, bar kafe dhe restorant.
Ndërkaq mësohet se në Vlorë është duke u zhvilluar një operacion i madh në lidhje arrestimet e autorëve të shpërthimeve me tritol, operacion që është zhvilluar në disa rrethe të vendit.
ORA 14:10 ARRESTOHET POROSITESI PER ATENTATET NDAJ DERVISHIT
Marion Mitro, 42 vjeç, u arrestuar ditën e sotme në Rinas, pasi është i dyshuar si porositësi i eksplozivit C4 të vendosur ndaj Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, ndërsa fillimisht u dyshuar edhe si përgjegjës për atentatin ndaj kreut të komunës Qendër, Vlorë, Fredo Berberi.
Burimet nga policia bënë me dije për A1 Report se Mitro ishte në vëzhgim policor prej disa kohësh dhe është prangosur pikërisht sot teksa tentoi të lërë Shqipërinë nëpërmjet Rinasit.
Aktualisht i riu nga qyteti i Vlorës është i dyshuari kryesor për shpërthimet me eksploziv në qytetin bregdetar është duke u marë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Operacioni për kapjen e Marion Mitros është mbajtur në fshehtësi të plotë, pasi policia ka identifikuar dhe disa kontakte të Mitros në qytetin e Vlorës dhe Tiranës gjatë kohës që ka survejuar këtë të fundit për disa javë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, operacioni i koduar “Mega operacion” është duke vazhduar me kontrolle në qytete të ndryshme si, Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, etj.
Sipas policisë, gjatë këtij operacioni janë arrestuar edhe dy personat e tjerë, Ilir Kupa dhe Julian Sinani. Aktualisht po zhvillohen kontrolle në banesat e Marion Mitros, Julian Sinanit, etj.
Më 13 dhjetor 2013, Dervishi i shpëtoi një atentatit, pasi Garda e Republikës në kryeministri zbuloi tritolin që ishte vendosur në makinën e tij tip "Peugeot" që ishte parkuar në oborrin para kryeministrisë.
ORA 14: 07 ARRESTOHET I KERKUARI PER SULME TERRORISTE
Një person i shpallur në kërkim për sulme terroriste me eksploziv në Tiranë është arrestuar në aeroportin ”Nënë Tereza” (Rinas).
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtetit informojnë se i ndaluari është Marion Mitro, nga Vlora dhe ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet për përfshirjen në disa raste të shpërthimeve me tritol në distancë që kanë ndodhur në Tiranë.
Mësohet se Mitro ka tentuar të largohej nga Shqipëria pasi kishte dijeni që ishte në ndjekje të policisë.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi dje në komisionin e sigurisë se sulmet me eksploziv do të trajtohen si akte terroriste.
/Shqiptarja.com

Ja biznesi i Marjon Mitros tek Uji i Ftohtë në Vlorë

Atentati ndaj prefektit të Vlorës në 13 dhjetor 2013