Një 24 vjeçar është arrestuar pasi u kap duke vënë baste sportive në një lokal në Krujë. 

24-vjeçari E. S. vendoste bastet nga telefoni i cili më pas iu sekuestrua nga uniformat blu. Ky është një rast tjetër i organizimit të lojërave të fatit të cilat janë të paligjshme. 

Ndaj 24-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara".