Kapet durrsaku i dënuar me 16 vite në Itali për 100 kg heroinë, shok i biznesmenit të vrarë
Biznesmeni durrsak Plarent Cani i ekzekutuar në 2013, mik me Kujtim Pajon
DURRËS- Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Në pranga ka rënë Kujtim Pajo, një emër i njohur për policinë shqiptare. 51-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga Gjykata Italiane me 16 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë ku do të kryejë dënimin.
Po kush ishte Kujtim Pajo? 51-vjeçari nga Shijaku, është pjesë e grupit kriminal, pjesë e së cilit ishte dhe biznesmeni i ndërtimit, Plarent Cani i vrarë në një atentat mafioz në 2 shtator 2013. Ai u dënua si pjesë e një grupi të madh trafikantësh të cilët kishin transportuar me anë të trajleve, më shumë se 100 kilogramë lëndë narkotike, të llojit heroine në vitin 2001.
Siç shkruajnë mediat italiane, ky grup kriminal drejtohet nga Artur Vaqo 32 vjeç, nga Vlora. Anëtarë të saj ishin Kujtim Pajo, Alfred Katro, Alfred Daja, Faizal Qehajaj, Rubin Mustafa, Ilir Braha dhe Plarent Cani i vrarë teksa pinte kafenë e mëngjesit më 2 shtator 2013. Sipas prokurorit të çështjes, Dda Desirè Digeronimo Artur Vaqo së bashku me Alfred Dajës dhe Kujtim Pajon kanë organizuar dhe financuar grupin kriminal dhe kishin në dispozicion edhe armë zjarri. Faktet datojnë që nga viti 1998.
Dënimet e anëtarëve të organizatës të dhëna më 11 maj 2006
Plarent Cani 14 vite burg
Artur Vaqo 23 vite burg
Kujtim Pajo 16 vite burg
Alfred Katro 16 vite burg
Alfred Daja 14 vite burg
Faizal Qehajaj 13 vite burg
Ilir Sukaj 12 vite burg
Albana Katro 8 vite burg
Rubin Mustafa 7 vite burg
Ilir Braha 7 vite burg
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4008
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi
25 Dhjetor, 10:27
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Krujë/ U denoncua i zhdukur nga familjarët, gjendet pas 23 ditësh pa jetë 57-vjeçari Edmond Veseli
22 Dhjetor, 16:08