Plarent Cani i dënuar në Itali
me 14 vjet burg për trafik droge

Plarent Cani i dënuar në Itali<br />me 14 vjet burg për trafik droge
DURRËS - Viktima e sotme në Durrës, Plarent Cani, në 2006 rezulton të jetë dënuar në Itali, për trafik droge, si anëtar i një organizate të trafikut të lëndëve narkotike nga Durrësi në Bari.
 
Mediat italiane shkruajnë se, Plarent Cani atëherë u dënua si pjesë e një grupi të madh trafikantësh të cilët kishin transportuar me anë të trajleve, më shumë se 100 kilogramë lëndë narkotike, të llojit heroine në 2001
 
Në dosjen e prokurorisë italiane rezulton që Plarent Cani të jetë dënuar me 14 vite burg në Itali nga gjykata në Tirreno. Nëntë anëtarët e tjerë të bandës morën dënime nga 7 vite burg deri në 23.  

Media italiane me 23 vite burg është dënuar kreu i këtij grupi kriminal, Artur Vaqo nga Vlora. 

Të arrestuarit Kujtim Pajo dhe Alfred Katro, ishin dënuar me 16 vjet burg. 14 vjet burg ishin dhënë për Alfred Dajën. Për Faizal Qehajaj gjykata dha dënimin prej 13 vitesh. 12 vite burg janë dhënë për Ilir Sukajn dhe 8 vite për Albana Katron. Ndërkaq për Rubin Mustafën dhe Ilir Brahën gjykata kishte dhënë dënimin me 7 vite burg.

Artur Vaqo, Alfred Daja dhe Kujtim Pajo ishin akuzuar në 2006 nga antidroga e Barit, për krijim dhe drejtim të një organizate kriminale me qëllim trafikun e  ku kanë marrë pjesë më shumë se 10 persona.

Nuk dihet nëse Plarent Cani ka kryer këtë masë dënimi. Nga një kërkim online rezulton se Plarent Cani ishte arrestuar në 2001 për akuzën e trafikut të 100 kg heroinë nga Durrësi në Bari.

DËNIMET E ANËTARËVE TË ORGANIZATËS
Plarent Cani    – I dënuar me 14 vite burg
Artur Vaqo      – I dënuar me 23 vite burg
Kujtim Pajo      – I dënuar me 16 vite burg
Alfred Katro    – I dënuar me 16 vite burg
Alfred Daja      – I dënuar me 14 vite burg
Faizal Qehajaj  – I dënuar me 13 vite burg
Ilir Sukaj          – I dënuar me 12 vite burg
Albana Katro   – E dënuar me 8 vite burg
Rubin Mustafa – I dënuar me 7 vite burg
Ilir Braha         – I dënuar me 7 vite burg

(Ne foto: Vendi ku u vra sot, (2 shtator), Plarent Cani)
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre