Droga vijon të “pushtojë” brigjet shqiptare. Një sasi e madhe është sekuestruar sot në afërsi të Otrantos. Policia ka kapur një gomone me 712 kg kanabis sativa, duke arrestuar dhe 3 skafistët, që ishin në bordin e mjetit lundures. Në aksion kanë marrë pjesë policia shqiptare, greke dhe italiane. Ka qenë Policia Kufitare e Vlorës, që ka shkëmbyer informacion menjëherë me kolegët e Policisë Italiane, Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë, si dhe me Zyrën Ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Itali në një komunikim të vazhdueshëm me Guardia di Finanza në Bari dhe Puglia.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka aktivizuar në det dhe në terren të gjitha shërbimet e Policisë Kufitare, Delta Force, si dhe ka njoftuar QNOD dhe Rojen Bregdetare, e cila ka nxjerrë menjëherë në det shërbime në ndihmë të Policisë së Shtetit. Guardia di Finanza e Puglias ka bërë të mundur që në orët e para të mëngjesit në afërsi të Otrantos të ndalojë mjetin lundrues tip gomone me tre shtetas shqiptarë në bord konkretisht: L.B, 38 vjec, H.M, 23 vjeç dhe Xh.H 24 vjeç.

Gjithashtu, është sekuestruar lënda narkotike, ndërsa vijon shkëmbimi intensiv i informacionit mes tre policive për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Nga veprimet paraprake, dyshohet se gomonen e ka çuar në Greqi një shtetas Italian me qëllim trafiku të lëndëve narkotike nga Greqia për Itali me skafistë nga Shqipëria. 

droge otranto
(Gomonia e kapur në Otranto me 712 kg drogë)

[gallery]24111[/gallery]

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com