Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e grabitjes së pikave të karburantit në Tiranë. Ai është Geraldo Guci 21-vjeç, banues në Tiranë dhe me detyrë punonjës i Gardës së Republikës.
Pas publikimit të videos së grabitjes së fundit në Selitë, autori është vendosur në pranga ditën e sotme nga policia e kryeqytetit.
Sipas burimeve të Shqiptarja.com gardisti Geraldo Guci prej më shumë se një viti ishte pjesë e trupës së shërbimit pranë parlamentit të Shqipërisë, ndërsa pas arrestimit është shkarkuar nga Garda e Republikës.
Sipas policisë, Geraldo Guci brenda një muaji ka grabitur 4 pika karburanti duke marrë 85 mijë lekë dhe një "iPhone" 4.
[gallery]19149[/gallery]
Vjedhja e parë është bërë në 3 shtator në rrugën 'Myslym Shyri' ku mori 40 mijë lekë në kërcënimin e armës.
E dyta ka qenë më datë 09.10.2016, në rrugën "Teodor Keko", ku ka vjedhur nëpërmjet kërcënimit të armës 20.000 lekë në një karburant.
Pikën e karburantit në Selitë, punonjësi i gardës e grabiti dy herë duke marrë 15 dhe 8 mijë lekë dhe një telefon në datat 12 dhe 16 tetor.
Autori përpara kontrollonte mirë zonën dhe më pas i maskuar dhe në kërcënimin e armës grabiste pikat e karburantit.
Ndërsa pas grabitjes, shumën monetare të marrë në karburante dhe armën e zjarrit së bashku me veshjen, i vendoste në brendësi të sediljes së mjetit të tij tip "Mercedes Benz", për t'iu shmangur pikave të kontrollit.
Në videon e siguruar nga Shqiptarja.com duket Geraldo Guci i maskuar me kapuç në kokë dhe me një shami në fytyrë gjatë grabitjes.
Pavarësisht se i vetëdijshëm se po filmohet nga kamerat e sigurisë, ai nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë xhiron ditore 8 mijë lekë dhe telefonin iPhone 6 të punëtorit të karburantit në grabitjen e fundit.
Njoftimi i policisë
Më 18.10.2016, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Grabitësi”, ku u bë i mundur ndalimi i shtetasit:
- Geraldo Guci, 21 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës i Gardës së Republikës.
Shtetasi i lartë përmendur, pasi lente mjetin e tij në një distancë të konsiderueshme dhe kontrollonte me kujdes territorin, bënte goditjet në karburant.
Shumën monetare të marrë në karburante dhe armën e zjarrit sëbashku me veshjen, i vendoste në brendësi të sediljes së mjetit të tij tip "Mercedes Benz", për tju shmangur pikave të kontrollit.
Grabiti 4 karburante ne 2 muaj
Ky shtetas rezulton të jetë autorë i dyshuar i disa vjedhjeve me armë, të disa karburanteve në Tiranë dhe konkretisht:
1. Më datë 16.10.2016, në rrugën "Isuf Elezi", Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 8.000 lekë dhe një aparat telefonik "iPhone"
2. Më datë 12.10.2016, në rrugën "Isuf Elezi", Selitë është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 15.000 lekë
3. Më datë 09.10.2016, në rrugën "Teodor Keko", është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 20.000 lekë.
4. Më datë 03.09.2016, në rrugën "Muslym Shyri", është vjedhur nëpërmjet kërrcënimit të armës, një karburant, ku janë marrë 40.000 lekë.
Redaksia Online
dy.b/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO