Kapet greku në Rinas,iu gjet një
pajisje e dyshuar si përgjuese

Kapet greku në Rinas,iu gjet një<br />pajisje e dyshuar si përgjuese
TIRANE- Prokuroria e Tiranës bllokon pasaportën e 52-vjeçarit grek, Iraklis Dragounis, dhe nis ekspertimin e pajisjes së sekuestruar 2 ditë më parë në pikën kufitare të Rinasit teksa shtetasi grek po linte Shqipërinë.
 
Burime nga akuza sqaruan për Report Tv se hetimet po kryhen nga prokurori Julian Zonja ndërsa para hetuesve Dragounis ka deklaruar se në Shqipëri ndodhej për llogari të një kompanie celulare për të bërë matje sinjali.

Dëshmia e grekut Iraklis Dragounis 
“Në Shqipëri kam ardhur i kontraktuar nga një kompani celular, pajisja nuk bënë përgjime por mat sinjalin e antenave të telefonisë dhe nuk kam shkelur asnjë ligj”, mësohet të jetë shprehur Iraklis Dragounis me profesion inxhinier ndërtimit.
 
Greku, 20 herë në Tiranë në dy vite 
Ndërkohë nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se 52-vjeçari në harkun kohor 2015-2017 në Shqipëri ka 20 hyrje dalje.
 
Ky është rasti i dytë ku në harkun kohor të 1 muaji kryhen hetimet për dyshimin e përgjimeve të paligjshme ndërsa në përfundim të ekspertizës së pajisjes prokuroria do vendos nëse do ngrejë apo jo akuzë ndaj 52 vjeçarit me shtetësi greke. 

Njoftimi i Policisë
Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Iraklis Joannis Dragounis, i datëlindjes 21.04.1965, banues në Greqi, me arsim të lartë, me detyrë inxhinier ndërtimi, sepse në P K K Rinas, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pajisje e dyshuar për përgjim. Nenet 289/ç e 178 të K.P.

Rasti i dedektivit izraelit Yoram Frig
Nga të dhënat paraprake ka edhe një pistë tjetër ku dyshohet se pajisja mund të jetë edhe detektor për përgjues ashtu si në rastin e dedektivit privat Izraelit Yoram Frig.

Frig ndalua në Rinas e më pas u hetua në gjendje të lirë me dyshimin se kish kryer përgjime të paligjshme në Shqipëri, por ekspertiza konkludoi se kjo nuk ishte e vërtetë.

Prokurori Ndini Tavani pas ekspertizës së pavarur ka marrë përgjigjen se pajisja “Omni Spectral Correlator 500” nuk kryen përgjime dhe s’ka aftësi përgjuese por është vetëm një lokalizues çimkash të vendosura për përgjime.

Pas pushimit të hetimeve nga Prokuroria e Tiranës Yoram Frig ka lënë Shqipërinë për t’u kthyer në Izrael. Ai është larguar së bashku me pajisjen “Omni spectral correlator”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë