Efeketivët e policisë së Shkodrës kanë prangosur autorin e 7 vjedhjeve të kryera në qytetin e Shkodrës në harkun kohor të 3 muajve, Arian Rrushini 38 vjeç, pasi me maskë dhe me doreza grabiste automjetet të cilat parkoheshin nga poseduesit e tyre.

Në automjete ai vidhte sendet personale që drejtuesit e mjeteve mbanin.

Sipas policisë autori mbante në shtëpinë e tij edhe një armë tip pistoletë të markës Ekol Magnum.

Po ashtu, në banesë i janë gjetur edhe materialet që ai vidhte në automjete.


grabitja shkoder

grabitja shkoder

grabitja shkoder


grabitja shkoder

grabitja shkoder


grabitja shkoder
 
 
Më datë 15.01.2016, gjatë natës, në lagjën Perash, qyteti Shkodër, në një automjet, në pronësi të shtetasit E.I. banues në Shkodër, ka vjedhur një kasë fiskale dhe një xhup.
 
Më datë 17.03.2016, gjatë natës, në rrugën “Kadukaj”, lagje Naim Gjylbegu, Shkodër, ka vjedhur një çantë dore ku brenda saj ka patur 30.000 lekë të reja dhe një kasetë plastike me vegla, në automjetin tip “Mercedes Benz“ në pronësi të shtetasit F.K. banues në Shkodër.
 
Më datë 18.03.2016, në Shkodër, ka vjedhur një bateri gjeneratori, me vlerë 100 Euro.
 
Më datë 18.03.2016,  i ka thyer trekëndëshin e vogël të xhamit të mjetit tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasut M.N, ku ka vjedhur një xhaketë dhe një çantë me vlerë 200 Euro.
 
Më datë 18.03.2016,  shtetasit S. L. 42 vjeç banues në Shkodër,  i ka thyer trekëndëshin e vogël të xhamit të mjetit tip “Mercedes Benz”, ku i ka vjedhur një “Masazhator sedilje“ me vlerë 100 Euro.
 
Më datë 18.03.2016, shtetasit Y. D. 21 vjeç banues në Shkodër, i ka thyer trekëndëshin e vogël të xhamit të mjetit tip “Audi A4”, ku i ka vjedhur një pajisje sinjali e markës “Satlink“ me vlerë 380 Euro.
 
Më datë 19.03.2016, shtetasit A. T. 30 vjeç banues në Shkodër, ka thyer trekëndëshin e vogël të xhamit të mjetit tip “Mercedes Benz”, ku i ka vjedhur një çantë laptopi, në cilën ka patur vegla pune si (pinca, kaçavida, trankeza), karikuesa për kamera të sigurisë dhe koka interneti me vlerë totale rreth 100.000 lekë të reja.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)