Kapet i kërkuari i fundit i masakrës
së Parisit, marokeni Muhamed Abrini

Kapet i kërkuari i fundit i masakrës<br />së Parisit, marokeni Muhamed Abrini
Televizioni publik belg, VRT, ka raportuar sot se është arrestuar në Belgjikë, i shumëkërkuari për masakrën e Parisit, Mohamed Abrini.
 
Abrini ishte në listën e personave më të kërkuar në Europë që kur ishte identifikuar në një video si personi që ndodhej në makinë me Salah Abdeslam 11 nëntorin e kaluar, dy ditë para atentateve terroriste në kryeqytetin francez.
 
Abrini, 31 vjeç, me kombësi marokene dhe shtetësi franceze, ishte i kërkuari i fundit i masakrës, që arriti t’i shpëtonte policisë. Ai u kthye gjithashtu në njeriun misterioz që shfaqej kudo, nga Siria në Paris, Bruksel e më pas zhdukej sërish.
 
Vetë Salah u arrestua dy javë më parë në Bruksel, 4 ditë para atentateve vetëvrasëse në aeroportin dhe metrotë e kryeqytetit belg. Dorëzimi i tij tek autoritetet franceze duket se do të kërkojë më shumë kohë nga sa parashikohej, të paktën një javë më shumë. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari