Një shqiptar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje banesash në provincën e Lucca-s në Itali. 25-vjeçari Kastriot Cani së bashku me një mik tentuan të vidhnin një vilë në Forte dei Marmi, në Itali në orët e para të mëngjesit të 5 shtatorit.

Ka qenë një fqinj i cili që ka dëgjuar zhurmat e thyerjes së dritares dhe ka dalë menjëherë, duke aktivizuar alarmin.

Pas pak në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, e cila neutralizoi zonën rreth shtëpisë. Në pranga përfundoi njëri prej hajdutëve, Kastriot Canin, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)