Policia e komisariatit nr.1 në kryeqytet arrestoi një person, të cilit iu gjetën në banesë 100 kapsollë detonatorësh dhe një rrotull të plotë me fitil zjarr përcjellës. Enea Leonçini, u arrestua nga komisariati i policisë nr.1 në Tiranë, me akuzën e shkeljes së rregullave të lëndëve plasëse djegëse dhe radioaktive.

Për këtë të fundit, policia kishte marrë një informacion nga komisariati dixhital, se Leoncini mbante në lokalin e tij materiale për lëndë plasëse. Pas kontrollit të kryer në lokalin e tij, policia gjeti një rrotull me fitil zjarrpërcjellës si dhe 100 kapsolla detonatorë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)