Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët në Pesaro të Italisë. Sipas mediave fqinje bëhet fjalë për personin me inicialet N.M, i cili sipas policisë italiane ka rezultuar i padënuar më parë dhe i papunësuar.
49-vjeçari është identifikuar nga policia pasditen e së premtes teksa takonte klientë të rinj në rrugë, për t’i shitur doza kokaine nga 50 deri në 100 euro.
Pas arrestimit në flagrancë, karabinierët kanë identifikuar vendbanimin e tij, nga ku kanë zbuluar një laborator ku përpunonte kokainën, peshore elektronike dhe para. Në brendësi të një mobiljeje, shqiptarit i është gjendur një sasi kokaine me një peshë totale prej 1 kg. Në rast se lënda narkotike do të shitej në treg, 49-vjeçari do të përftonte rreth 200 mijë euro.