Kapet me 8 kg drogë Canabis
Sativa në traget, arrestohet i riu

Kapet me 8 kg drogë Canabis<br />Sativa në traget, arrestohet i riu
DURRËS- Tetë kilogram drogë “Canabis Sativa”, të cilat i janë gjetur në makinë para se të futej në traget e kanë çuar sot drejt prangave 26-vjeçarin Luan Lika.
 
Automjeti i shtetasit në fjalë, “Volksvagen Passat” me targa AA 551 BA, u përzgjodh për kontroll nga shërbimet e Policisë gjatë kohës kur do imbarkohej në tragetin “Michela” të linjës Durrës – Bari, rreth orës 23.00.
 
Gjatë kontrollit fizik të mjetit, në pjesën e brendshme të shasisë së tij u gjetën pako të mbeshtjella me qese ngjyrë kafe. Në brendësi të tyre u konstatua lëndë, e cila për nga ngjyra dhe karakteristikat ngjason me atë të bimës narkotike të llojit “Canabis Sativa”, me peshë rreth 8 kg.
 
Arrestimi i Likës banues në fshatin Gjorm të rrethit Kurbin u bë në flagrancë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
 
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti, shuma prej 850 Euro dhe 6.000 lekë (të rinj).
 
Materialet proceduriale do t’i përcillen Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombetar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombetar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)