Një shtetas grek ka rënë në prangat e policisë greke pranë kufirit greko-shqiptar. Shtetasi grek 56-vjeç po udhëtonte me mjetin e tij në aksin Kakavije-Janine ku pas kontrolleve të policisë në Kallpaq i janë gjetur të veshehura në dy valligje një sasi prej 26 kg marjuanë.  

Ndërkohë personit të arrestuar i janë sekuestruar edhe 2 celularë, 250 euro dhe një paisje GPS.  Dyshohet se ngarkesën e drogës greku e ka marrë në kufirnin e gjelbër më Shqipërinë.