Policia ka sekuestruar 56 kilogramë marijuanëIgumenicë. Sipas raportimeve, droga u kap në një makinë që vinte nga kufiri i gjelbër.

Mësohet se marijuana u gjet brenda dy çantave me 48 pako që përmbanin 55 kilogramë e 618 gramë marijuanë.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, shtetas grek. Nga kontrollet e ushtruara në banesën e tij, u gjetën 1,345 euro, 2 celularë dhe 1 peshore.

Burime bëjnë me dije se mjeti me të cilin po transportohej droga, ishte marrë me qira ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.


Sendet e sekuestruara nga policia në banesën e grekut të arrestuar