Kapet me kallash, Gjykata
Apelit Vlorë e liron në sallë

Kapet me kallash, Gjykata<br />Apelit Vlorë e liron në sallë
TIRANE- Mbajtja pa lejë e një arme zjarri, nga gjykatat Shqiptare duket se nuk përbën krim, gjë e cila në një rast në Vlorë ka sjellë dhe lirimin e të arrestuarit menjëherë nga salla e gjyqit. Bëhet fjalë për një vendim të dhënë nga gjykata e Apelit në Vlorë, ku Kliton Grëmbi është dënuar me 4.8 vite burg për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë” nga 8 vite që kishte kërkuar prokurori i çështjes.

Ajo që ka habitur akoma dhe më tepër, ështe se në vendim gjykata e Apelit Vlorë ka shtuar dhe një pikë tjetër, duke urdhëruar pezullimin e këtij dënimi dhe liruar nga qelia të arrestuarin Grëmbi nga qyteti i Fierit. Ai do të qëndrojë i lirë duke u vendosur në dënim me kusht. Prokuroria e cila nuk ka qënë dakort e këtë masë dënimi ka kryer rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që edhe njëra nga tre gjyqtaret ka dalë me mendim pakice, duke u shprehur kundër këtij dënimi.

Grabitja e naftës
Sipas dosjes së prokurorisë shtetasi Marjus Çupa dhe shtetasi Ali Toskaj kanë shkuar në afërsi të pusit me Nr. 51-60 të shoqërisë “Bankers Petroleum” ku kanë konstatuar se aty ndodhej shtetasi Elton Pelari dhe shtetasi Meçan Seitaj, të cilët janë të punësuar pranë kësaj shoqërie. Në këtë moment shtetasi Marjus Çupa dhe Ali Toskaj,të cilët mbanin maska dhe armë automatike në duar kanë filluar të ofendojnë shtetasin Elton Pelari dhe e kanë goditur atë me mjete të forta.

Në momentin që shtetasi Elton Pelari është rrëzuar në tokë, njëri nga personat e maskuar e ka qëlluar me plumb në qafë duke e lënë të plagosur.Nga deklarimet e shtetasit Altin Pelari dhe Vladimir Kocaqi ata kanë deklaruar se një nga personat tek i cili dyshonin ishte pikërisht shtetasi Kliton Grëmbi, pasi ata kishin dijeni se ai merrej me vjedhejn e naftës në atë zonë.

Gjetja e armës
Për këtë arsye, oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar menjëherë tek banesa e shtetasit Kliton Grëmbi dhe kanë ushtruar kontroll në banesën dhe në automjetin që përdorej nga ky shtetas.Nga kontrolli i banesës dhe i automjetit “Mercedes Benz”, me targa FR 0039 D, në përdorim të shtetasit Kliton Grëmbi, ka rezultuar një armë automatike model “AK-56”, me nr. serial 11152841 për të cilën ku shtetas nuk është i pajisur me leje, një krehër me 16 copë fishekë dhe dy maska të përshtatura për maskim, të cilat ndodheshin në vendin e parë të pasagjerit, të futur brenda në një peshqiri.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE