Një 44 vjeçar është në kërkim pasi akuzohet se goditi me thikë vëllanë e tij. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e 27 korrikut në fshatin Tushemisht të Pogradecit.
Policia e Korçës informoi se në banesë Denis Harizit gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka dëmtuar me thikë vëllanë e tij shtetasin A. H.,50 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes Denis Harizi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga burime bëhet e ditur se grindja mes dy vëllezërve ka ardhur si pasojë e pronave. Gjithashtu të njëjtat burime brenda policisë konfirmojnë se 50 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.