FIER-  43.620 euro u gjetën në makinën tip "Benz"  të 21 -vjeçarit nga Fieri Marjus Proko, i cili u arrestua pasi nuk  kishte asnjë dokument mbi  burimin e kësaj shume të konsiderueshme të parave. Paraprakisht dyshohet se shuma e parave është përfituar nga i riu fierak si rezultat i aktivitetit kriminal të tij në Itali.  

43.640 eurot dhe makina u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 21-vjeçari Proko akuzohet  për veprën penale "Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.