VLORË - Një minoren është vënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

17-vjeçari me inicialet V.M banues në fshatin Brataj, Vlorë është arrestuar në flagrancë pasi në vendin e quajtur "Vaskë", minoreni dyshohet se është vetëplagosur me armën të cilën e mbante pa leje.
 
Ai ka marë plagë në dorën e majtë dhe në gjurin e këmbës së majtë i është gjetur një plumb.
 
Policia po punon për identifikimin dhe llojin e armës së zjarrit. Gjithashtu policia po kryen hetime të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)