Policia Kufitare e Bllatës ka arrestuar 25 vjeçarin Ardit Canameti nga Burreli, i cili ishte shpallur në kërkim prej një muaji. Sipas policisë , Canameti ishte deportuar nga pala maqedonase. 25 vjeçari akuzohej për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta e të zjarrit" , "Prishje e qetësisë publike", e "Shkatërrim prone". Në njoftimin për shtyp, policia thotë se Gjykata e Matit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg", pasi më 18 shtator 2015 pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me vëllezërit e tij kanë tentuar të vrasin me armë zjarri dhe thikë dy personat me inicialet G.N dhe A.N.
/Shqiptarja.com












