RINAS – Një shtetas italian ka rënë në prangat e Policisë Kufitare të Rinasit ditën e sotme, i cili ishte në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë.

Italiani Alberto .L. Carruggio 41 vjeç është i dënuar me 3.6 vite burg. Shtetasi italian është dënuar nga Gjykata e Lartë e Rumanisë për veprën penale të evazionit fiskal dhe të pastrimit të parave.

Carruggio u kap nga autoritetet shqiptare në përpjekje për të udhëtuar drejt Italisë.

Sipas policisë, ai u dorëzua në ambientet e paraburgimit dhe më pas do të ekstradohet në Itali, ku do t’i dorëzohet autoriteteve italiane.


(v.gj/shqiptarja.com)