Një shqiptar është arrestuar në Ceki për vrasjen e një shtetasi izraelit në Berlin. Trupi i Yosi Damari është gjetur fundjavën e shkuar pranë një kishe në Berlin.

28 vjeçari shqiptar dyshohet se e ka takuar viktimën në një hotel por motivet e takimit janë ende të paqarta. Policia gjermane ka thënë se shqiptari është arrestuar në Çeki pasi dyshohet për vrasjen e izraelitit.

28 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ende nga policia gjermane është arrestuar mbrëmjen e së premtes në Usti nad Laberm në kufi të Gjermanisë.

Sipas të dhënave të policisë gjermane 22 vjeçari izraelit i cili qëndronte në një hotel është vrarë disa ditë më parë pasi shtetasi izraelit e kishte bërë kontrollin e fundit në hotel në 3 prill. 28 vjeçari shqiptar i arrestuar sipas policisë gjermane ka qenë në kërkim ndërkombëtar.

Autoritetet gjermane ndonëse nuk i dinë ende motivet e vrasjes po shihet mundësia e ekstradimit. Trupi i viktimës është gjetur nga kalimtarët e rastit ndërsa raporti mjekësor ka qartësuar se viktima ka gjetur vdekjen nga dëmtimet e rënda në kokë. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)