Latif Biba, një 23-vjeçar i kërkuar nga Italia, si pjesë e një grupi kriminal atje, u arrestua në Durrës.
Gjykata e Breshias kishte nxjerrë urdhër arresti për prodhim dhe shitje të narkotikeve dhe grup kriminal në fushën e trafikimit të drogës, në muajin mars të vitit 2026.
Latif Biba u arrestua nga FAST Albania në bashkëpunim me policinë e Durrësit.
Policia njofton zyrtarisht se Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçarit në Itali.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento