TIRANE - Arrestohet një nga autorët e përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dy ditë më parë në restorant "Muraga" në Linzë, në periferi të Tiranës. Policia vuri në pranga Mirsad Kuçana, ish-efektiv policie në një banesë me qera në Durrës. Burime për Shqiptarja.com thanë se Kuçanaj do të largohej jashtë vendit.
Sipas bluve të policisë 28-vjeçari lindur në Bajram Curr dhe banues në Tiranë ka kërcënuar me pistoletë në kokë, Ismet Gaxherrin, një nga bashkëpronarët e restorantit ku ndodhi vrasja, i cili njëherësh ishte mik me viktimën Nikaj. Gaxherri mbeti i plagosur lehtë në kokë nga goditja me qytën e pistoletës, ndërsa ndaj Kuaçanajt rëndon akuza për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim. Mirsad Kucanaj është personi që shihni në këtë foto me xhup të zi dhe me syze. Fotoja është shkëputur nga kamerat e sigurisë së lokalit në momentin e konfliktit mes palëve në parking.

Tashmë në kërkim mbeten ende katër autorë të dyshuar. Ervis Martinaj 33 vjeç është personi mbi të cilin rëndojnë dyshimet se ka qëlluar me pistoletë në kokë Enton Nikajn duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ish-polici Kuçanaj dyshohet se punonte truprojë i autorit të dyshuar për krimin, Martinajt. Po ashtu në listën e të kërkuarve janë Emiljano Nina 20 vjeç dhe Bujar Hasani 32 vjeç.
Sipas uniformave blu deri mëngjesin e kësaj të premte janë kryer 24 kontrolle banesash ku janë përfshirë forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Kontrollet për kapjen e të dyshuarve janë shtrirë në Tiranë, Durrës, Laç.
/Shqiptarja.com

VIDEO- Arrestimi i Kucanaj