POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kapet anëtari i 40-të i bandës së 'Eskobarit shqiptar'

Met Kanani

Shkon në 40 numri i anëtarëve të bandës së Met Kananit që janë arrestuar në Shqipëri, Maqedoni, Itali, Greqi dhe në Turqi. Ditën e sotme është arrestuar në Fier, G.V. 36 vjeç, i cili akuzohet për trafik droge në kuadër të operacionit "Precizioni".

Historia e bandës
Në datë 12 maj të vitit të kaluar u arrestuan 13 persona në Shqipëri duke shkatërruar rrjetin më të madh të trafikut të lëndëve narkotike drejt Turqisë dhe më pas me destinacion BE-në, e njohur ndryshe si banda e Met Kananit, që e çoi në 39 numrin e të arrestuarve, ndërsa sot shkoi në 40 në total.

Ndërsa në Turqi po vitin e kaluar kanë rënë në pranga në muajin mars 4 të tjerë, përfshirë edhe kokën e bandës, Met Kananin, ndërsa një prej tyre është arrestuar në Maqedoni. Ndërkohë që disa nga anëtarët e tjerë të bandës janë arrestuar në 2017 në Itali dhe Greqi.

Sipas policisë, grupi kriminal ishte pjesë e bandës së super-trafikantit Met Kanani, i cili akuzohet se ka trafikuar nga Shqipëria, përmes Greqisë dhe Maqedonisë në drejtim të vendit turk tonelata me kanabis dhe droga të forta si kokainë e heroinë nga Afganistani dhe Irani.

Met Kanani njihet nga mediat turke si "Eskobari shqiptar" për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë. Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 mln euro.

Të arrestuarit në Shqipëri
1. Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

2.    Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.

3.    Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.

4.    Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

5.    Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.

6.    Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.

7.    Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.

8.    Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.

9.    Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

10.    Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.

11.    Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.

12.    Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

13.    Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.

14. S.R, banues në Librazhd.

15. G.V. 36 vjeç në Fier (U arrestua sot)

Të arrestuar në Turqi:
1.    Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier

2.    Redjan DERVISHI, 26 vjeç

3.    Ruvin SPAHIU, 46 vjeç

4.    Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë

I arrestuar në Maqedoni:
1. Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec
10 anëtarët e tjerë të bandës janë arrestuar në Greqi dhe Itali

(Skema si funksiononte grupi kriminal me në krye Met Kananin)


(Skema si funksiononte grupi kriminal me në krye Met Kananin)



(Operacionet antidrogë të zhvilluara në Shqipëri, Greqi, Itali, Maqedoni, Turqi)

d.ba.
Komento