Atentati në Tiranë/ Dhjetëra të afërm të Preng Gjinit mblidhen përpara Spitalit të Traumës (VIDEO)

Një numër i madh njerëzish janë grumbulluar përpara Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr mjekimin Preng Gjini, të cilit iu bë atentat ditën e sotme në urën e Selitës.

Makina e tij shpërtheu në ecje, duke e lënë të plagosur rëndë. Ai po operohet në bark në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetari i Report Tv, ka siguruar pamje të njerëzve përpara spitalit, që mendohet se janë të afërm të Preng Gjinit, vëllai i Armando Gjinit që është ekzekutuar një vit më parë në Rrëshen.

Edhe pse kjo ishte një ngjarje e cilësuar nga kreu i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi si hakmarrje, nuk kishte efektivë policie përpara spitalit të Traumës. Por dhjetëra persona që me gjasë mund të jenë të afërm të personit që iu bë atentat po qëndrojnë përpara spitalit.


Lajmi kryesor:

Atentat me tritol makinës së vëllait të Tonin Gjinit i vrarë një vit më parë! Të plagosur dhe dy kalimtarë, një 14 vjeçar dhe një italian. Pamjet e atentatit (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj