Policia greke ka publikuar foton e një 31 vjeçari shqiptar, i cili prej kohësh ishte shpallur në kërkim si drejtues i një grupi kriminal shqiptaro-grek të trafikut të drogës.
Sipas njoftimit të policisë, shqiptari i identifikuar si Erius Tarifaj, 31 vjeç, është drejtues i një bande që akuzohet për përfshirje në trafikun e drogës kryesisht kanabis, kokainë dhe armëmbajtje pa leje.
Mësohet se hetimet ndaj tyre nisën korrikun e kaluar, ndërsa banda e kishte shtrirë aktivitetin e saj në Athinë dhe në dy qytete të tjera, Kaliforni dhe Peloponez.
Në kuadër të operacionit të policisë greke, 5 ditë më parë u arrestuan 8 shqiptarë mes tyre edhe 1 polic grekë, ndërsa thuhet se lidhur me këtë grup kriminal në kërkim është shpallur edhe një tjetër polic grek.
Shikoni se mos eshte Klevelandi ne vend te Kalifornise.
Përgjigju