Një 58-vjeçar nga Maliqi është vënë nën hetim penal pasi u kap në dalje të Shqipërisë me një pasaportë që dyshohet se kishte vulë të falsifikuar.

Rasti u evidentua gjatë kontrollit në Pikën Kufitare të Kapshticë, ku në dokumentin e shtetasit G. Sh., banues në fshatin Pojan të Maliq, u konstatua një vulë e shtetit grek, e dyshuar si e rreme.

Pas verifikimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe ndaj 58-vjeçarit nisi hetimi  për veprën “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i plotë i Policisë së Qarkut Korçe

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, për shtetasin G. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi gjatë verifikimeve në PKK Kapshticë, në dalje të Shqipërisë, iu konstatua në pasaportë, një vulë e shtetit grek, e dyshuar false. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme"