Arrestohet 30-vjeçarja shqiptare në Greqi, e dënuar me 8 vite burg dhe 3500 euro gjobë

Arrestohet 30-vjeçarja shqiptare në Greqi, e dënuar me 8 vite burg dhe 3500 euro gjobë

Foto ilustruese

Efektivët e Policisë së Repartit i të Rojës Kufitare Delvinaki në Greqi, kanë arrestuar një 30-vjeçare shqiptare, e cila ishte e dënuar me 8 vite burg dhe 3500 euro gjobë në këtë shtet.

Sipas mediave greke, ajo është pikasur më datë 20.08.2024 në zonën e Bashkisë Pogon nga punonjësit e Policisë së Pogonit. Nga hetimet paraprake të kryera nga Reparti I Kufitar Delvinaki, rezultoi se ajo kishte hyrë ilegalisht në Greqi disa ditë më parë, përmes kufirit greko-shqiptar, akt për të cilin u arrestua dhe po mbahej me qëllim deportimin në Shqipëri.

Nga marrja e shenjave të gishtave nga Departamenti i Hetimeve Kriminale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut Epir, u konstatua me të dhëna identiteti të ndryshme nga ato që kishte deklaruar gjatë arrestimit fillestar.

Konkretisht rezulton se ajo quhet Vasilika Maksuti 30 vjeç dhe se ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Penal Një Anëtarshe e Kalamatës në vitin 2022 me 8 vite e 1 muaj burg dhe 3500 euro gjobë, për shkelje të legjislacionit për drogën. E arrestuara është dërguar në Prokurorinë e Janinës.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim