Kapet në lokal duke vendosur baste sportive me celular, arrestohet 28-vjeçari në Pogradec (FOTO)

Kapet në lokal duke vendosur baste sportive me celular, arrestohet 28-vjeçari në Pogradec (FOTO)

Foto ilustruese

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Pogradec pasi akuzohet për organizimin e lojërave të fatit dhe fshehje të të ardhurave. Mësohet se i riu me inicialet A.D., u kap në lokalin e tij duke vendosur baste sportive me celular.

Policia ka sekuestruar aparatin celular. Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Njoftimi i Policisë
Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit dhe aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Goditet një tjetër rast, vihet në pranga 1 shtetas. Sekuestrohet 1 aparat celular i cili përdorej për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle në ambiente të ndryshme të qytetit të Pogradecit, si rezultat i të cilëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 28 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr. 2, Pogradec, tek i cili ky shtetas ushtronte aktivitetin i pa regjistruar në organet përkatëse, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 aparat celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e lojërave të fatit të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.


Celulari i sekuestruar nga policia

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës