Vladimir Haxhiraj, ish jurist në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, i dënuar në mungesë me 1,6 vite burg dhe i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre është prangosur sot nga policia.
41 - vjeçari ishte jashtë vendit dhe është arrestuar sapo ka hyrë në tokën shqiptare përmes pikës kufitare te Rinasit.
Haxhiraj gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si Jurist-Hipoteke në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave ka regjistruar sipërfaqe të ndryshme pronash në favor të personave të tretë në kundërshtim me ligjin.
Gjykata e Vlorës e dënoi Vladimir Haxhirajn me 1.6 vite burg në mungesë me datë 10 prill të këtij viti.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com