SHKODER-Arrestohet pas dy vitesh autori i vrasjes së Angjelin Shkambit, ngjarje e ndodhur në 17 dhjetor të vitit 2017. Autori i vrasjes është Artan Koçeku 29 vjeç, banues në fshatin Pog, ndërsa u prangos sot nga policia. Sipas policisë në momentin e kapjes nga Forca e Posaçme "Shqiponjat", ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole dhe një krehër me fishekë që i përkiste një arme tjetër zjarri tip pistoletë. Gjithashtu, në automjet së bashku me këtë person, ka qenë edhe Rr. D. 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.
Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur (lexo më shumë këtu)
Artan Koçeku në 2017 kishte përfituar një leje shpërblimi nga burgu i Peqinit ku vuante dënimin për një vjedhje me armë të ndodhur në vitin 2013. Pas përfundimit të lejes, Koçeku jo vetëm që nuk u paraqit burg për të vijuar pjesën e mbetur të dënimit, por në 17 dhjetor vrau me armë zjarri shokun e tij Angjelin Shkambi 35-vjeç për një borxh të vjetër prej 30 mijë eurosh, sipas pretendimeve.
Pas vrasjes, ai u shpall në kërkim, por gjatë kësaj kohe, në vitin 2018 u përfshi edhe në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga policia braktisi mjetin në fshatin Shtoj i Ri dhe mundi të largohet. Por sot arratia mori fund, pasi u prangos. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim", “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Por kush është Artan Koceku?
Ai është një emër i njohur për drejtësinë. Para disa viteve, pikërisht në 2013 bashkë me 2 vëllezër i kanë vënë tritol në makinë një efektivi të policie, Pavlo Vuksani. Ai gjithashtu u dënua për grabitje, pasi së bashku me grupin ku bënte pjesë kanë kryer 22 grabitje me armë, vjedhje automjetesh, dyqanesh dhe banesash.
I arrestuari Artan Koçeku dhe viktima Angjelin Shkambi
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 4024
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja në Postribë, ngujohet familja e autorëve, pajtuesit e Gjaqeve nisin misionin! Babai i dy djemve në burg kërkon falje dhe ndihmë, 7 pjesëtarë pa bukë
15 Janar, 11:44
-
Vllaznia nuk gjen paqe nga borxhet, FIFA i bllokon sërish merkaton
15 Janar, 08:55
-
'Mos hajde më tek lokali im', si nisi sherri mes këngëtarit dhe tregtarit të fruta-perimeve në Shkodër! U plagos me thikë Ademir Fresku, arrestohet autori
14 Janar, 11:28
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
U arrestua në Slloveni për vrasjen e ukrainasit në Itali, 40-vjeçari shqiptar një ushtarak karriere! Pistat për krimin, precedentët dhe identitetet e rreme
13 Janar, 17:14
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar, 07:46
-
Tiranë/ Atentat te Pallati me Shigjeta, vritet në makinë 56-vjeçari, po hynte në banesë! Autori ishte maskuar me kapuç, iku me motor drejt Selitës (EMRI+VIDEO)
12 Janar, 20:58
-
Kryebashkiaku Beci: Vetëm Kir-Shosh e bllokuar për shkak të borës e dherave, shoferët të lëvizin vetëm me zinxhirë e goma dimërore në zonat malore
12 Janar, 19:53
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, autori i arrestuar: Urdhrin e mora nga burgu! Ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë! Shikoni pamjet (VIDEO + EMRI)
12 Janar, 08:40
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Arqipeshkvi i ri i Shkodrës e nis shërbesën me mesazhe të forta! Imzot Giovanni Peragine: Besnikëri ndaj Hyjit dhe Atdheut
11 Janar, 16:17
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
Mos ta vrasi mendjen se vendos gjykata e Shkodrës që arrestimi është i paligjshëm pasi nuk i kanë kërkuar leje që ta arrestonin. Se kanë eksperiencën e Bardh Spahisë që dogji shkollën e goditi policët por u lirua nga që nuk i morën leje para se ta arrestonin.
Përgjigju