Kapet pas 2 vitesh trafikanti i drogës në Shkodër, arrestohet edhe ndihmësi i tij

Kapet pas 2 vitesh trafikanti i drogës në Shkodër, arrestohet edhe ndihmësi i tij

Foto ilustruese

SHKODËR- Ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim. Në pranga ka rënë edhe një person tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Policia bëri arrestimin e Gjokë Odri, 39 vjeç, banues në fshatin Grudë, Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në vitin 2018, e ka dënuar me  3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i 26 vjeçarit me iniciale A. B., banues në fshatin Bleran, Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Dy ndeshje me Kombëtaren, Kristal Abazaj rikthehet në Turqi

Zyrtare/ Dy ndeshje me Kombëtaren, Kristal Abazaj rikthehet në Turqi