VLORE - Një peshkaqen i llojit “tigër” rreth 4 metra i gjatë dhe me peshë 3.5 kv është kapur në ujërat shqiptare. Ka qenë ekuipazhi i anijes “Pavarësia” i cili ka njoftuar për kapjen e tij.

Mësohet nga drejtuesi i anijes Sali Saliaj se peshkaqeni peshonte rreth 350 kg dhe është gjetur fare pranë ishullit të Sazanit në vendin ku qëndronin anijet.

Peshkatarët kanë hasur vështirësi në mbledhjen e rrjetave për shkak të peshës së peshkaqenit.

Kjo nuk është hera e parë, që evidentohen raste të tillë në ujërat shqiptarë, madje ka qenë sërish anija “Pavarësia” që disa kohë më parë ka gjetur një tjetër peshkaqen.

peshkaqeni tiger vlore

Redaksia Online
(xh.k/Gre.M/Shqiptarja.com)