LEZHË - Një punonjës policie është vënë në prangat e policisë i akuzuar për dhunë në familie. Punojësi me iniciale E.H, me detyrën patrullë e përgjithshme në Policinë e Shengjinit në Lezhë është arrestuar në flagrancë pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.
 
Ka qenë vetë bashkëshortja, ajo e cila ka bërë kallëzimin për dhunë në polici.
 
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan 2 shkopinj bejsbolli, me të cilat ky shtetas ka goditur bashkëshorten e tij, si dhe 2 thika.
 
Nga ekzaminimi paraprak nga mjekësia ligjore u konstatuan shenja dhune në trupin e gruas së punonjësit të policisë. 
 
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. 


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)