Një shqiptar 49-vjeçar ka rënë në pranga të policisë italiane, pasi është kapur me 6 kg kokainë të pastër në makinë.
Policia në Firence ishte në një operacion për hajdutët e shtëpive por rastësisht ndaluan makinë e shqiptarit.
Identiteti i tij nuk është bërë i ditur por sipas mediave italiane ai jetonte në Leipzig në Gjermani.
Droga nëse hidhej në treg kapte shifrën e rreth 1 milion euro, ndërsa do shpërndahej për tregun me pakicë të disa qyteteve italiane.

Pakot kishin të shkruajtur sipër emrin e çdo qyteti, dy në Milano, 1 në Bologna, 1 në Ankona dhe dy në Forlì.

Shqiptari e kishte fshehur drogën poshtë kamios së makinës së tij, tip Skoda.
670 euro i ishin gjetur me vete shqiptarit, ndërsa 7 mijë të tjera në apartamentin e tij.
/Shqiptarja.com