Nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Migracionit arrestimi u bë gjatë ditës së djeshme, rreth orës 11.30’.
Polcia e shtetit njofton se “Gjatë verifikimit në sistem ky shtetas ka rezultuar i kërkuar nga Autoritetet e Drejtësisë Gjermane, për veprat penale të organizimit dhe drejtimit të bandave me objekt “Falsifikimin dhe klonimin e kartave bankare”, “Vandalizmit”, “Dëme të pronës”, “Plaçkitje”, “Huliganizëm”, “Mashtrim financiar” etj, vepra këto të parashikuar nga nenet 303, 303 c, 242, dhe 152 b, të Kodit Penal Gjerman”.
Pas shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden u bë arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt territorit Gjerman, i shtetasit bullgar Boris Rusev.
(ad.ti/shqiptarja.com)