Kapet trafikanti i armëve
në kufirin Shqipëri-Kosovë

Kapet trafikanti i armëve <br />në kufirin Shqipëri-Kosovë
KUKES- Kapet në kufi me 9 pistoleta, ndërsa vinte nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Policia e Kukësit ka arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Morinës shtetasin Pjetër Vokrri ndërsa në automjetin e tij tip “Benz “ me targë, MR 0954 A, u gjetën 9 armë luftarake, pistoleta, si dhe 237 copë fishekë që i mbante pa leje. Zedhenesja e drejtorise se pergjithshme te policise se shtetit, Klejda plangarica, theksoi sot ne nje deklarate per mediat se 4 nga pistoletat ishin tip Beretta dhe 5 te tjerat Miniblow.

Ne vijim te këtij operacioni, në bashkëpunim me efektivët e policisë së Rrëshenit, ku banon 52 vjecari, Pjetër Vokrri, është ushtruar kontroll në banesën e tij ku është gjetur dhe sekuestruar 1 automatik tip kallashnikov, si dhe një sasi fishekësh.Per te finalizuar kete operacion strukturat e Policisë së Shtetit kanë bashkëpunuar me Prokurorinë për Krime të Rënda.Ky operacion është kryer në vijim të operacionit policor të koduar “Mbikalimi” të zhvilluar me datë 13.04.2012, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi kosovar Nexhmedin Aliu, në tentativë për të trafikuar nga Shqipëria në Kosovë një sasi prej rreth 3.800 fishekësh.

51 vjecari i arrestuar akuzohet për “Trafikim të armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e destinacionit të 9 pistoletave dhe personit që do t’i dorëzoheshin ato.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?



×

Lajmi i fundit

'Polonia asnjë rast, kanë portier të mirë', Cikalleshi: Kombëtarja ka hapur një kapitull të ri

'Polonia asnjë rast, kanë portier të mirë', Cikalleshi: Kombëtarja ka hapur një kapitull të ri