Një 22-vjeçare në Tiranë është arrestuar mbëmjen e djeshme rreth orës 20:00 dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja e saj me iniciale A.D, të cilat dyshohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur me iniciale F.XH.

Në prangat e policisë ra 22-vjeçarja Silvi Zhuri, në bazë të hetimit të para disa muajve ku efektivët e kryeqytetit goditën një rast veprimtarie kriminale ‘Tallavaja 2015’.

Sipas policisë, Zhuri dhe e shpallura në kërkim A.D në bashkëpunim edhe me një tjetër grua me iniciale F.XH që është arrestuar më 25 Maj të këtij, shfrytëzonin seksualisht të miturën me klientë të ndryshëm në hotele të Tiranës.
 

(v.gj/shqiptarja.com)