Kapet vrasësi i dyfishtë i kushërinjve
në Kakavijë ishte kthyer nga Greqia

Kapet vrasësi i dyfishtë i kushërinjve<br />në Kakavijë ishte kthyer nga Greqia
Vrasësi i dyfishtë i dy kushërinjve, David Gjokeja është ndaluar nga autoritetet e policisë kufitare të Kakavijës, pasi Greqia e kishte deportuar atë.

Ndonëse është munduar që të jepte të dhëna të rreme rreth identitetit, ekspertët kanë konstatuar se ai është vrasësi i dyfishtë i E.Gj dhe A.Gj ndaj të cilit drejtësia shqiptare kishte dhënë vendimin me "Burgim të Përjetshëm” në mungesë për vrasjen e kryer.

Sipas policisë, prej vitesh Gjokeja jetonte në arrati me identitet të rremë identitet të cilin ai është munduar që ta mbrojë edhe përpara ekspertëve, të cilët pas marrjes në pyetje dhe marrjes kanë konstatuar se bëhej fjalë për të shumëkërkuarin.

Gjokeja, sipas ekspertëve rezulton të jetë në listën e 10 personave më të kërkuar në Durrësit e Krujë.

Vrasjet për të cilat është shpallur fajtor, kanë ndodhur më 18 qershor të vitit 2005 në fshatin Gjuricë të Ishmit në Durrës.

Gjokeja bashkë me dy vëllezërit e tij, Kastriot dhe Arben Gjokeja, kanë vrarë për motive hasmërie kushërinjtë e tyre, Eduard e Oligert Gjokeja, si dhe kanë plagosur rëndë Simon Gjokejën.

Sipas vendimit të gjykatës së Durrësit, lënë në fuqi edhe nga Apeli, tre vëllezërit Gjokeja kishin organizuar pritë ndaj kushërinjve të tyre dhe në momentin që ata ishin afruar, i kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Ja komunikata e policisë
Policia Kufitare Kakavijë ndalon një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm. Ndalohet shtetasi: David Gjokeja , 49 vjeç, banues në Krujë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë gjatë përpunimit të të dhënave të shtetasve Deportiv të kthyer nga pala Greke, ku shtetasi i mësipërm gjatë intervistimit nga Policia Kufitare Kakavijë ka dhënë gjeneralitete të rreme. Nga verifikimet e bëra në sistemin TIMS nga Policia Kufitare, si dhe nga konfirmimet e ardhura nga Drejtoritë Vendore të Policisë rezultoi se gjeneralitetet e dhëna nga ky shtetas ishin të rreme. Pas një pune profesionale të bërë nga Policia Kufitare u bë i mundur identifikimi i këtij shtetasi i cili rezultonte person në kërkim dhe kjo ishte arsyeja e dhënies së gjeneraliteteve të rreme. Ky shtetas figuron person i shpallur në kërkim, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjet e shtetasve E.Gj dhe A.Gj. Policia Kufitare Kakavije ka bërë ndalimin e këtij shtetasi dhe ka njoftuar Policinë Durrës për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë