BERAT - Janë arrestuar sot, autorët e vjedhjes së 400 metrave kabllosh elektrike, që furnizonin fshatin Kapinovë të Beratit.

Dy 22 vjeçarë, Vesel dhe Lulëzim Ballo, të dy banorë të Kapinovës, kanë qënë autorët e vjedhjes.

Menjëherë pas denoncimit të kryetarit të komunës, policia e qarkut Berat ka kapur autorët sëbashku me materialin e vjedhur në shtyllat e tensionit të lartë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)