Kapiteni kuqezi: Falë Zotit fituam
Jahmir Hyka: Plotësisht e merituar 

Kapiteni kuqezi: Falë Zotit fituam<br />Jahmir Hyka: Plotësisht e merituar 
Rinisja për luajtjen e 15 minutave të mbetura në Shkodër ishte shumë e vështirë për Shqipërinë, pasi ishte në presion dhe nëse do të linte pikë do të ishte fatale.
 
Një gjë të tillë e pohon edhe kapiteni kuqezi, Ansi Agolli që shprehet se ekipi i rënduar psikologjikisht për minutat e mbetura të ndeshjes.
 
“Ky është futbolli dhe falë Zotit fituam. Ndeshjen e nisëm mirë dje, por pësuam dhe gjithçka u ndërlikua, por sot arritëm që të shënonim dhe të merrnim pikët e plota.
 
Gjithmonë kemi dhënë zemrën në fushë, nisja me fitore e eliminatoreve është një hap pozitiv për të vazhduar më tej rrugëtimin.
 
Shpresoj që edhe në ndeshjet e tjera të marrim maksimumin në fushë”.
 
Odise Roshi e shikon Shqipërinë një ekip të madh, kur shprehet se ekipet e vogla të hapin shumë punë, duke iu referuar Maqedonisë.
 
Ndërsa Jahmir Hyka deklaron se fitorja ishte e merituar plotësisht.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron