Kapiteni mbron tifozët: Sjellje
e paprecedentë, mos përsëritet

Kapiteni mbron tifozët: Sjellje<br />e paprecedentë, mos përsëritet
Edhe kapiteni Ansi Agolli u ka dalë në mbrojtje tifozëve të ekipit kombëtar të futbollit, të cilët vendosën që të bojkotojnë ndeshjet brenda për shkak të sjelljes ekstreme të policisë në ndeshjen me Izraelin.
 
Agolli e cilëson si të paprecedentë sjelljen e policisë dhe ka kërkuar që një gjë e tillë të mos përsëritet në ndeshjet e tjera.
 
 
Deklarata e plotë e Agollit
Zakonisht jam i heshtur pas lojeve te kombetares, sidomos pas humbjeve, pasi mendoj se duhet te kete reflektim.
 
Sigurisht qe asnje nga ne ne fushe, stafi e shikuesit nuk jane te kenaqur me rezultatin e ndeshjes se fundit.
 
Jemi te vetedijshem qe ka nevoje per pune, nga te gjithe ne, dhe jam i sigurt qe do te punojme qe te sjellim paraqitje me te mira ne ndeshjet e radhes.
 
Por sikur te mos mjaftonte, situata jashte fushes se lojes, trajtimi i tifozeve tane, ka lene nje shije te hidhur per ne si lojtare.
 
Ne ndeshjen e fundit, u moren masa ekstreme sigurie, e u krijua nje tension i tepruar, te cilet e veshtiresuan jeten dhe lojen per te gjithe ne.
 
Duket e pakuptimte trajtimi i ashper i tifozeve tone. Ata jane vertet te mrekullueshem, sic kane treguar ne te gjitha ndeshjet e kombetares, me mbeshtetje te zjarrte dhe korrekte me kundershtaret.
 
Po ashtu, ne Europian, ku alarmet e sigurise ishin shume me te larte, ata u vleresuan nga te gjitha mediat e huaja si shembull per masivitetin e sjelljen.
 
I falenderojmë sinqërisht forcat e rendit që kujdesen gjithnjë për sigurinë tonë dhe të tifozëve.
 
Por kujtoj, se kjo siguri nuk mund të bëhet në shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Lëvizja e lirë është një prej tyre dhe ndalimi në kufi i tifozëve shqiptarë nga FYROM, është një rast i paprecedent.
 
Asnjë masë sigurie nuk mund ta justifikojë këtë veprim.Urojmë që të mos përsëritet më!Thënë kjo, uroj edhe që tifozët të kthehen ne stadium!
Fundja per ata luajm Futboll!!!
#ShqipëriaMbiGjithçka #xdde6;#xddf1;

 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve