Një video që ironizon zhvillimet në Partinë Demokratike pas përjashtimit të Sali Berishës nga Lulzim Basha, ka nisur të qarkullojë dhe të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale. Videoja shpjegon prapaskenat dhe qëllimin e maskuar të ‘Foltores’ së Sali Berishës, një mënyrë të veçantë, përmes ironisë dhe paralelizmit. Protagonist i videos është Sali Berisha, i cili në rastin konkret krahasohet me Adolf Hitlerin, në një moment dëshpërimi, gjatë luftës në dy fronte, kundër Perëndimit dhe Rusisë.
Nëse Hitleri në film u jepte udhëzime, kritikonte, shante dhe kërcënonte gjeneralët për të vijuar luftën sipas marrëzive të tij, Berisha i jep ‘urdhra’ rrethit pranë ‘Foltores’ për luftën kundër SHBA, ambasadores amerikane Yuri Kim si dhe për ‘goditjen’ e deputetëve që i janë bashkuar Lulzim Bashës, fisit Hoti etj.
Videoja epike nis me një ‘raportim të gjeneralëve’ para Berishës, sipas të cilëve Kimetja (ambasadorja amerikane Yuri Kim) nuk po ‘dorëzohet’ për ta hequr nga lista e zezë, pavarësisht presionit me ‘Foltoren’. Ata ‘propozojnë’ hapjen e disa llogoreve të reja sulmi nga fshati i Ilir Metës dhe Çim Pekës, gazetar pranë Familjes Berisha, i pozicionuar në luftën kundër Bashës dhe SHBA.
I dëshpëruar për fundin e betejës kundër tij, Berisha mban në zyrë vetëm tre ‘gjeneralët’ më të besuar, Flamur Nokën, Bujar Nishanin, Edi Palokën, të cilëve u flet për tradhtinë e Bashës, shitjen e sovranitetit të PD-së tek amerikanët etj., por nga ana tjetër u kërkon llogari se pse ende nuk kanë kapur kunatin e Bashës.
Një nga momentet kulmore të videos është kur Berisha shprehet se ‘nuk luftohet amerikane me hajvanë si ju’, ndërsa kërkon ‘eliminimin’ e Xhelal Mziut, i cili braktisi ‘Foltoren’ në Dibër, duke u pozicionuar në krah të Bashës.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7476
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: E marta e kiametit...
23 Nëntor, 19:52
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
'Të rezistojmë, të ngremë krye', Salianji letër nga burgu, kërkon drejtësi për Martin Canin: Asgjë nuk vjen vetë! Aq më keq po t’ia lësh në dorë kryeministrit
23 Nëntor, 17:59
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim
23 Nëntor, 15:44
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Zgjedhjet 2025/ Bardhi: Betejë për jetë a vdekje! Në Kuvend, gratë deputete shpesh herë më shumë luftarake se burrat
23 Nëntor, 14:08
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Mero Baze: Mesazhi i Berishës, nga ‘gjyqi’ i sajuar kundër Ivi Kasos
22 Nëntor, 19:24
-
'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë
22 Nëntor, 18:01
Shume e bukur. Sa e bukuuuur, me e bukur se shemtia e Meros me Ramen bashke.
PërgjigjuVideo e bukur,por kam nja dy verejtje.Ne video mungon Shkelzeni dhe Tritan Shehu,te cilin e ka shume besnik.Pastaj pse Mali me Gropa? Ai njihet boterisht qe eshte domein i Likes,me mire Lalzi.Mos harroni qe macokeve nuk u pelqen te ndajne kafazin.
Përgjigjuhahahhahahaaha merrni edhe ijen!!!! hahahhahahha ha ha ha a a
PërgjigjuE ka qar ai qe ka pregati kete vidio. Hallall. Besi te mar edhe xhensilen... Kercen bukur
Përgjigjuedhe knon bukur o liro
Me e bukur per mua ishte batuta: te sjellin Ilir meten me Bes kallakun dhe Ijen
PërgjigjuHahahahahahahhaaaaaaa......
Përgjigju